Sergio Ramos më në fund ka hyrë në listën e PSG-së. Më shumë se katër muaj pas nënshkrimit të tij, qendërmbrojtësi do të shoqërojë skuadrën në Mançester për përballjen e nesërme kundër Cityt në Champions League.
Debutimi i tij, megjithatë, ende nuk është konfirmuar. Futbollisti prej kohësh ka lënë pas dëmtimin, por nuk ka konkurruar që nga muaji maj dhe pritet një angazhim shumë intensiv në Etihad, ku të dy garojnë për vendin e parë në grupin e tyre.
Ish-lojtari i Real Madridit ka dy javë që ushtrohet normalisht në Camp des Loges: “Ai i ka përballuar mirë ngarkesat e punës”, tha Pochettino javën e kaluar, megjithëse më në fund nuk e përfshiu andaluzianin në skuadër kundër Nantes. Këtë herë po. Ramos dëshiron të jetë me ekipin në një moment të rëndësishëm të sezonit. Liga e Kampionëve është objektivi kryesor i një PSG që dëshiron të sulmojë Etihadin për të hapur rrugën nga shkurti. r.t/albeu.com