Bundesliga do të rifillojë në 9 maj me këto kushte

Në takimin që është planifikuar ditën e sotme mes kryesisë së Bundesligës dhe Ministrisë gjermane të Sporteve me shumë gjasa do të vendoset rifillimi i kampionatit me 9 maj.

Klubet gjermane tani kanë filluar stërvitjet, normalisht duke iu përmbajtur rregullave të rekomanduara nga autoritetet.

“Spiegel” sjell përmbajtjen e një pjesë të dokumentit, i cili është nënshkruar nga Federata Gjermane, dhe përcakton një mënyrë rigoroze për rregullat që duhen përmbajtur.

Në radhë qëparë, nuk do të ketë asnjë dalje të përbashkët në fushë, nuk do të ketë shtrëngim duarsh mes lojtarëve dhe fotografi në grup, tifozët po ashtu nuk do të jenë në stadium në muajt e ardhshëm.

Stërvitjet do të vazhdojnë pas dyerve të mbyllur, dhe çdo lojtari do t’i matet temperatura pas stërvitjeve.

Do të jenë maksimalisht deri në 300 persona të pranishëm në stadium në secilën ndeshje, që do të thotë se numri i medieve do të jetë i kufizuar.


Shtuar 23.04.2020 08:12