KSHZ-ja po shqyrton ankesat e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për rrethin e dytë zgjedhor në Dibër. Kontestuese sipas tyre janë pesë vendvotime, 0551, 0552, 0554, 0535,0544. Sipas informatave, ankesa është për shkak të transportit të materialeve pa shirita sigurie. Anëtari i Komisionit Krenar Lloga dyshon se ka pasur shumë parregullsi në vetë procesin zgjedhor.
“Është gjatë rrugës, material i pambrojtur, nga nuk e di ku të udhëtojë pa shirit sigurimi, këtë e them personalisht, krijon rrethana të dyshimta. “- deklaroi Krenar Loga anëtar i KSHZ-së.
Por, sipas një pjese të anëtarëve të KSHZ-së, kjo nuk është arsye e mjaftueshme për përsëritjen e votimit në këto vende. Sipas tyre, është bërë lëshim i paqëllimtë.
“Nëse diçka nuk do ishte në rregull, supozoj se në këto rrethana KKZ do të kishte dyshime për ndryshime materialesh apo keqpërdorime, gjatë dorëzimit dhe nënshkrimit të procesverbalit”- pohoi Boris Kondarko anëtar i KSHZ-së.
Përveç këtyre ankesave, KSHZ-ja diskutoi edhe për tre ankesat tjerat, të cilat i refuzoi, e që kanë të bëjnë me pretendimet për votim të hapur që është bërë jashtë paravanit për realizimin e të drejtës së votës./alsat