Diego Godin drejt largimit nga Cagliari, mundësi rikthimi tek ish-ekipi i tij

Diego Godin ka arritur një marrëveshje me klubin italian të Cagliarit për të cilën duke filluar nga 1 janari ka të drejtë të ndërpresë kontratën pa paguar asnjë gjobë dhe të largohet në drejtim të ekipit që ai dëshiron.

Sipas “Mundo Deportivo”, mbrojtësi urugaian mund të rikthehet tek Atletico Madrid. Shoqëria e Godin ka deklaruar nëpër rrjete sociale se ai do të ishte i lumtur nëse do të rikthehej tek klubi spanjoll në të cilin u largua në vitin 2019./h.ll/albeu.com


Shtuar 18.11.2021 15:19