Trajneri i Potugalisë i qartë: Nëse nuk shkojmë në Botëror, do të largohem nga Kombëtarja

Trajneri i Portugalisë , Fernando Santos , është siguruar që në rast se Portugalia nuk kualifikohet në play-offin e marsit për Botërorin Katar 2022, do të largohet nga pankina.

Skuadra portugeze, me Cristiano në fushë, humbi të dielën e kaluar kundër Serbisë me rezultat 1-2 dhe u klasifikua në vendin e dytë, ndaj do të duhet të luajë në play-off marsin e ardhshëm, ku 12 ekipe evropiane do të garojnë për tre vende.

Pas humbjes të dielën e kaluar, Fernando Santos ka qenë një nga më të kritikuarit.

Rafa, një nga lojtarët më në formë të Benfica-s, nuk u hodh në fushë dhe Pedro Gonçalves “Pote”, mesfushori sulmues i Sportingut, i cili është në vëmendjen e klubeve të mëdha dhe ishte golashënuesi më i mirë portugez sezonin e kaluar, nuk u thirr.

Santos tha mbrëmë në një intervistë për televizionin portugez TVI: “Ne nuk jemi ende jashtë Botërorit të Katarit dhe do të jemi atje. Nëse nuk arrijmë në Kupën e Botës, unë do të largohem nga kombëtarja“.

Fernando Santos, i cili fitoi Evropianin 2016 dhe Ligën e Kombeve 2019 me Portugalinë, këmbënguli se angazhimi i tij ndaj Federatës Portugeze të Futbollit (FPF) është të jetë në Katar.

Ai gjithashtu pranoi se skuadra portugeze nuk luajti mirë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, megjithëse ishte optimist për arritjen e një pranie në Botëror.

Më 24 shtator, trajneri përfundoi vitin e shtatë në krye të pankinës portugeze. r.t/albeu.com


Shtuar 18.11.2021 15:12