Bie nga kati i gjashtë i pallatit në Gramsh, ndërron jetë gruaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Gramshit, ku një 68-vjeçare ka rënë nga kati i gjashtë ku banonte dhe ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara ka rënë aksidentalisht.

“Sot, rreth orës 11:45, në lagjen Sporti, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. I., 68 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 13:18