Zi në familjen Kadare! Humb jetën vëllai i shkrimtarit të madh

Familja e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, është në zi.

Mësojet se Shahin Kadare, vëllai i shkrimtarit të madh Ismail Kadare, me profesion doktor, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Doktori Shahin Kadare kishte më shumë se një vit që vuante nga një sëmundje e rëndë.

Shahin Kadare fillimisht u diplomua në vite ’60 në Tiranë dhe më pas kreu një specializim në Rumani. Doctor Shahin Kadare ishte një nga të parët doktorë të Shkencave në fushën e mjekësisë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet onkologjike, si referues në dhjetëra konferenca dhe kongrese ndërkombëtare shkencore. Ai ka botuar studimet e tij shkencore në revistat më të njohura të mjekësisë në botë.

Ai ishte themelues i Laboratorit të Morfologjisë Patologjike.

Shahin Kadareja ishte dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1990. Kadare shërbeu për disa vite, pas vitit 1997 si ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe në vende të tjera, por iu rikthye serish profesionit të mjekut. Doktor Shahin Kadareja la pas gruan dhe dy fëmijë. /albeu.com/

 


Shtuar 17.11.2021 10:31