Mkhitaryan nostalgjik: Një ditë do të rikthehem te Dortmundi

Henrik Mkhitaryan ka nostalgji për periudhën kur luante me Borussian e Dortmundit. Mesfushori armen i cili aktualisht është pjesë e Romës në Serie A në një intervistë të dhënë sëfundmi ka deklaruar se do t’i pëlqente që një ditë të rikthehej te verdhezinjtë.

“Te Dortmundi kam kaluar vitet më të bukura të karrierës time, të luash në atë stadium është një ëndërr për çdo futbollist. Nuk u largova nga Dortmundi për para, por për të provuar veten në një kampionat të fortë si Premier League. Një ditë do të kthehem te Dortmundi jam i sigurt për këtë. Nuk e di nëse kjo do të ndodhë si futbollist, por si spectator po”, theksoi Mkhitaryan

Mesfushori armen ka qenë pjesë e Borussias së Dortmundit nga viti 2013 deri në 2016-ën, kur u shit te Manchester United për shifrën e 42 milionë eurove.


Shtuar 15.11.2021 20:10