LDK fitoi Prishtinën, nis festa në kryeqytet (VIDEO)

Pas numërimit të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar zgjedhjet në Prishtinë dhe tashmë kryetar i komunës do të jetë Përparim Rama.

Në Prishtinë ka nisur festa, ku mbështetësit e LDK-së janë mbledhur në sheshin “Zehir Pajaziti”.

Rama fitoi Prishtinën me një rezultat të ngushtë ndaj Arben Vitisë. Ky i fundit e pranoi humbjen duke thënë se kryetar i ri i Prishtinës do të jetë Përparim Rama.

Rama, pas shpalljes së fitores u zotua se do të jetë kryetari i të gjithëve./albeu.com


Shtuar 14.11.2021 22:25