Përfundon numërimi, LDK-ja fiton në Prishtinë

Kandidati i LDK-së, Përparim Rama është kryetari i ri i Prishtinës.

Ai ka marrë shumicën e votave në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale, duke e përmbysur rezultatin nga raundi i parë i zgjedhjeve më 17 tetor.

Rama ka marrë 40 mijë e 658 vota apo 51.07%.

Arben Vitia i Vetëvendosjes që në raundin e parë doli si fitues, ka marrë 38 mijë e 958 vota apo 48.93%. të votave.

 


Shtuar 14.11.2021 21:44