Vitia pranon humbjen në Prishtinë: Përparim Rama është kryetari i ri

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje.

Në një dalje për mediat, Vitia ka thënë se tashmë Prishtina e ka kryetarin e ri, Pëprarim Ramën.

“Prishtina tashmë e ka një kryetar të ri, dhe ai është Përparim Rama. E falënderoj aktivistët e VV-së dhe qytetarët e Prishtinës, gjithashtu edhe zotin Ramën”, tha Vitia.

Rama ka marrë 50.89%  të votave, ndërsa Vitia 49.11%/albeu.com


Shtuar 14.11.2021 21:23