Legjenda italiane zgjedh mes Cristiano Ronaldos dhe brazilianit Ronaldo

Christian Vieri thotë se braziliani Ronaldo është më i mirë sesa Cristiano Ronaldo.

Italiani dhe braziliani kishin luajtur së bashku një kohë gjatë karrierës së tyre si futbollistë.

“Jam një mik i Ronniet dhe isha me fat që e kisha sulmues përkrah meje. Ai i kishte të gjitha. Ai ishte eksploziv, i fuqishëm dhe i shpejtë. Ai dukej si valltar, ai dukej se vallëzonte me topin”, ka thënë Vieri.

“Unë them se braziliani Ronaldo është më i mirë sesa Cristiano Ronaldo”, shtoi ai.


Shtuar 20.04.2020 14:44