Një burrë që vrau një grua të moshuar hebreje në apartamentin e saj në Paris është dënuar me burgim të përjetshëm.
Yacine Mihoub, 32 vjeç, u dënua pasi vrau me 11 goditje thike 85-vjeçaren Mireille Knoll dhe më pas dogji trupin e saj gjatë një grabitjeje të dështuar në mars 2018. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, 25-vjeçari Alex Carrimbacus, u dënua me 15 vjet burg për grabitje, të motivuar nga antisemitizmi.
Vrasja e saj shkaktoi protesta publike mbi antisemitizmin në Francë.
Knoll, e cili kishte shpëtuar nga kampet naziste të vdekjes gjatë Luftës së Dytë Botërore, vuante nga sëmundja e Parkinsonit. Ajo jetonte në vendin fqinj me nënën e Mihoub dhe gjykata tha se ajo kishte qenë si gjyshe surrogate për vrasësin e saj kur ai ishte fëmijë./albeu.com