Vijon moti i ngrohtë, sa do të jenë temperaturat sot

Vijon moti i qëndrueshëm dhe i ngrohtë edhe pse po afrohemi gradualisht drejt fundit të vjeshtës.

Po kështu edhe ditën e enjte në vend do të ndikojnë masat ajrore të qëndrueshme me lagështirë. Këto masa, do të sjellin mot të vranët e hera herës intervale me diell, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulta.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje 1-8m/s. Dallgëzimi në det parashikohet i forcës 1-2 ballë. Temperatura parashikohen:

në zona malore 4 deri 13°C

në zona e ulëta 7 deri 22 °C

në zona bregdetare 13 deri 21 °C


Shtuar 11.11.2021 07:07