Policia ka vënë në pranga një 18-vjeçar i shpallur në kërkim më parë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu akuzohet se ka ndihmuar një përson tjetër të largohej nga vendi i ngjarjes pas një plagosje me armë zjarri.
Shtetasi S. K., 18 vjeç, banues në Durrës, është në burg për veprën penale”Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ndihmoi shtetasin L. K. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim:
- K., 18 vjeç, banues në Durrës, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 21.07.2021, i ka caktuar masën me “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Ky shtetas, më datë 10.07.2021, në fshatin Shënvlash, Durrës, ka ndihmuar shtetasin L. K., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pasi ky i fundit ka plagosur me armë zjarri një shtetas.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/