Në 24 orët e fundit në Britani janë regjistruar 888 viktima duke ulur kështu mundësinë e rënies së kurbës së epidemisë në vend.
Pas shifrave të fundit numri total i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në vend arrin në 15,464.
Ndërsa alarmante janë shifrat edhe për rastet e reja ku brenda ditës janë konfirmuar 5,525 raste të reja me koronavirus duke bërë që numri total i të infektuarve në vend të shkojë në 114,217.
Britania e Madhe vijon të jetë në vendin e gjashtë shteteve më të prekur nga koronavirusi në botë.
Në vendin e parë si qëndrojnë SHBA-të me 710,272 të infektuar dhe 37,175 viktima.