Leao zgjedh mes Ronaldos dhe Ibrahimovic

Rafael Leao mund ta konsiderojë veten me shumë fat duke qenë se ka shansin të luajë me Zlatan Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldon në të njëjtën kohë. Te Milan, sulmuesi i ri stërvitet çdo ditë me suedezin ndërsa te kombëtarja luzitane aktivizohet përkrah një idhulli si CR7.

Së fundmi, nga grumbullimi i Portugalisë para dy ndeshjeve kualifikuese me Irlandën  dhe Serbinë, Leao është pyetur se me cilin prej të dyve ndihet më i lumtur. Për 22-vjeçarin nuk ka pasur shumë dyshime dhe pasi ka vlerësuar të dy futbollistët, në fund ka zgjedhur patriotin e tij.

“Unë kërkoj gjithnjë të mësoj prej tyre, janë dy futbollistë të mëdhenj. Jam më i lumtur të punoj me Ronaldon sepse ai është një lojtar që unë e admiroj shumë”, u shpreh Rafael Leao.


Shtuar 9.11.2021 15:15