Ditën e djeshme konspiracionisti Alfred Cako u pyet nga moderatori Edi Manushi në lidhje me mikun e tij Sabianin.
“Taktika e mikut tënd Sabianit në Big Brother?”, ishte pyetja drejtuar Cakos, i cili tha se nuk beson se ka një të tillë. Më pas ai tregoi edhe një histori të trishtë të këngëtarit të njohur, i cili prej 1 muaji ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Ata nuk besoj se kanë ndonjë taktikë, taktika është e Zotit. Sabiani është besimtar, unë e di shumë mirë se kam parë shumë skena. Po ju tregoj vetëm histori të vogël, fare të shkurtër.
Një ditë kur dolëm nga një festë që bëri një mik i jonë në një lokal, kur dolëm një nga këta që mbylli lokalin e godet një makinë, nja dy vajza dhe ne kujtuam se vdiq.
Atje kishte 50 veta rreth e rrotullull, unë kisha ikur 100 metra për të shkuar te makina ime kur dëgjova thirrjet. Kur shkova atje në mes të rrugës shikoj bashkëshorten e Sabianit e shtrirë në tokë dhe e kishte marrë atë në krahë dhe po i bënte frymëmarrje artificiale e po e ndihmonte që ta shpëtonte.
Ndërkohë aty ishte e rrezikshme se mund të na shtypnin makinat se ishim në mes të bulevardit. E Sabiani që ishte ulur në mes të rrugës duke u falur me ato faljet e tij karakteristike me zë të ulët. Dhe si një shenjtor aty poshtë dritës, unë ngela e shikoja se çfarë bën ky.
Makinat erdhën, krijuan një varg dhe nuk kaluan. Ai që ishte përplasur i kishte rënë të fikët dhe e mori veten.
Sabiani është një njeri që beson me shpirt te Allahu, e Allahu e ndihmoi kur i ra ajo bileta. Do shikoni një ndryshim shumë shpejt brenda në Big Brother VIP”, tha Cako.