Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në Tiranë.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se makina ka marrë flakë tek Terminali tek Kthesa e Kamzës.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e djegies së makinës dhe Policia po punon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth ores 17:00, tek Kthesa e Kamzës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues R. Gj, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/