PSG dhe Bayern Munich shfaqin interes për mesfushorin zikaltër

Marcelo Brozoviç ende nuk po rinovon me klubin e Inter-it dhe kjo gjë i ka shqetësuar shumë drejtuesit.

Sipas mediave italiane, kroati kërkon 6 milion euro në sezon ndërsa Inter është i gatshëm të ofrojë deri në 5 milion euro në sezon. Ky takim midis drejtuesëve të Inter-it dhe agjentit të kroatit ende nuk ka ardhur dhe tashmë klubet e mëdha janë futur në aksion për shërbimet e kroatit.

PSG dhe Bayern Munich kanë filluar të kërkojnë informacione për mesfushorin zikaltër. Brozovic është një nga mesfushorët më të mirë në evropë dhe duke mos rinovuar do të ishtë goditja e parë kryesore për shumë ekipe të tjera./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.11.2021 12:13