Mourinho përsëri akuza ndaj gjyqtarit: Ishin dy penallti të qarta, arbitri na ndëshkoi

Jose Mourinho ka folur pas ndeshjes së djeshme ndaj Bodo Glimt në Conference League ku rezultati përfundimtar ishte 2-2.

Ai është shprehur sërish i irrituar ndaj gjyqtarëve , duke akuzuar ato se i kanë mohuar dje ekipit të tij dy penallti. “ Kemi humbur shumë raste por na janë mohuar dy penallti. Ndoshta tek Conference League arbitrat janë të paaftë ,ku i dihet. Në ndeshjen e parë kur humbët 6-1 nuk pata asgjë ndaj gjyqtarit, ishte faji ynë për atë humbje dhe nuk kisha pse të akuzajo kot gjyqtarin, por këtë herë është komplet e kundërta.

Nuk po ndodhemi në një moment të mirë, po na mungon goli. Zaniolo, Abraham dhe Mkhitaryan nuk janë në formën e tyre më të mirë, duhet të rikthehen e të gjejnë rrugën e golit”.

Këto kanë qënë fjalët e portugezit ku këto kohët e fundit është shumë i irrituar me arbitrimin e ndeshjeve./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.11.2021 08:41