Policia shkel ligjin në Elbasan, bllokon dhe lë të lirë makinën me 19 gjoba

Mbrëmjen e djeshme patrullat e rendit në drejtorinë vendore të policisë Elbasan kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët pasi kanë lënë të lëvizë të lirë drejtuesin e një makine që kishte gjoba të pashlyera.

Makina është konstatuar në lëvizje dhe pas verifikimit ne sistemin e gjobave ka rezultuar se ka 19 gjoba te pashlyera.

Shoferi dhe makina janë shoqëruar nga drejtoria vendore Elbasan por me të mbërritur aty është lënë të lëvizë i lirë, kjo sepse dikush dyshohet se ka ndërhyre për të shmangur detyrimet që mjeti kishte prej vitesh.

Nuk dihet nëse zyrtaret e rinj të drejtorisë së policisë Elbasan dhe te komisariatit të policisë Elbasan kane apo jo dijeni për ketë rast që nxjerr në pah njëlloj skandali.

Kujtojmë se nëse konstatohesh me një numër mbi 5 gjoba të palikuiduara mjeti dhe leja e qarkullimit pezullohen nga policia rrugore, siç ndodh sot me drejtues mjetesh pa përkrahje./abcnews.al


Shtuar 4.11.2021 21:35