Për Nicolo Barellan është gjithçka e kryer për rinovimin dhe nesër do të jetë dita e zyrtarizimit nga ana e klubit.
Barella ka pranuar kontratën e re të Inter-it ku i ofron 5 milion euro në sezon për 5 vite. Lojtari dhe klubi kanë rënë dakort pa vështirësi për arsye se Barella dëshiron ende të luaj për Interin.
Vështirësia mbetet tek Brozovic. Sipas “Skysport24”, situata e rinovimit me kroatin është e komplikuar. Është pothuajse e njëjtë me atë të Lautaros më parë.
Për Brozovic duhet një mrekulli për ta çuar atë të rinovoj kontratën që i skadon në qershorin e ardhshëm. Kroati është një nga lojtarët kryesorë tek Inter dhe klubi do të bëjë të pamundurën për të bindur lojtarin të rinovojë./h.ll/albeu.com