Xavi “piketon” yllin e Tottenham si transferimin e parë te Barcelona

Që kur Luis Enrique u largua, Barcelona ka pasur probleme me shumë trajnerë, si Ernesto Valverde, Quique Setien dhe Ronald Koeman që janë shkarkuar një pas një.

Shpresa e katalunasve është që Xavi të rikthejë klubin në kohën e vjetër me stilin që e preferonin Cruyff dhe Guardiola.

Sidoqoftë, transferimi i parë ndoshta do jetë befasi e madhe.

Sipas Sport, mesfushori i Tottenham, Tanguy Ndombele është ‘shënjestra’ e parë, që do zëvendësojë Sergio Busquetsin.

Ndomebele arriti ta shpëtoi karrierën te klubi londinez, por nuk dihet nëse do këtë vend në formacionin e Antonio Conte.

Kështuqë, ekziston mundësia e huazimit në afatin kalimtar të janarit.


Shtuar 4.11.2021 12:49