Man City triumfon me “poker” (VIDEO)

Dueli i Grupit A ndërmjet Manchester City dhe Club Brugge i takoi anglezëve të cilët të mërkurën në “Etihad Stadium” duke fituar rezultatin 4-1

Phil Foden shënoi i pari në minutën e 15-të, teksa shifrat u barazuan nëpërmjet qendërmbrojtësit John Stones dy minuta më pas.

Në pjesën e dytë, të udhëhequrit e Pep Guardiolës shënuan edhe dy gola tjetër.

Riyad Mahrez shënoi nga afërsia pas asistimit të Joao Cancelos në minutën e 54-rt, kurse Raheem Sterling realizoi në minutën e 72-të.

Ndeshjen e mbylli shënimi i Gabriel Jesusit në minutën e dytë të kohës shtesë.

City në Grupin A pas katër ndeshjeve ka nëntë pikë, pesë më shumë se Club Brugge i vendit të tretë. /albeu.com/


Shtuar 3.11.2021 23:14