Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Beograd në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Rama është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç dhe nga fotot që po qarkullojnë në rrjet kryeministri shqiptar duket shumë i qeshur.
Në Beograd ka mbërritur dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.
Mbrëmjen e sotme ata do të darkojnë me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Gjithashtu do të marrë pjesë dhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.
Ditën e nesërme, Vuçiç, Rama dhe Dimitrov do të bisedojnë në Pallatin e Serbisë me përfaqësuesit e kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, e më pas me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik.
Më pas do të mbahet një konferencë e përbashkët për mediat, për “Open Balkan”