I qëllon Leonardo Di Caprio afër, Rama nuk humb mundësinë për foto: E kisha komshi (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën e OKB për ndryshimet klimatike COP 26.

Gjatë kësaj konference shumë të rëndësishme, kryeministri Rama është ulur afër aktorit shumë të famshëm Leonardo Di Caprio.

Sigurisht, siç edhe pritej kryeministri Rama nuk ka humbur shansin për t’I folur dhe për të diskutuar me të.

“Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës…”- shkruan Rama në Facebook.

Rikujtojmë se Di Caprio është një ndër figurat e famshme botërore i cili ka lobuar fort për mbrojtjen e Vjosës, çështje për të cilën ai ka postuar shumë herë në rrjetet e tij sociale për të ndërgjegjësuar mbrojtjen  e saj dhe promovimin e bukurive shqiptare.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)


Shtuar 2.11.2021 14:37