Shkon në 251 numri i të shëruarëve, si paraqitet situata në dy spiatalet COVID

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 19 raste të reja me koronavirus, duke shkuar në 494 numri i të prekurve në vend.

Teksa numri i viktimave ka shkuar në 25, lajmi i mirë është se 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251.

Ministria informon se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë.
Pavarësisht rritjes me 19 raste të reja në 24 orët e fundit, kemi një numër të qendrueshëm të rasteve në spital


Shtuar 15.04.2020 09:16