19 raste të reja dhe një viktimë, zgjerohet zinxhiri i koronavirusit në vend

19 raste të reja me koronavirus në vendin tonë duke shkuar në 494në total.

Një person ka ndërruar jetë duke shkuar në 25 numri i viktimave. Mësohet se bëhet fjalë për një 90 vjecar i cili vuante edhe nga diabeti.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni. Pavarësisht perpjekjeve te stafeve mjekesore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje”- njoftoi zevendeministrja e Shendetesise, Mira Rakacolli, ne deklaraten e sotme per mediat.


Shtuar 15.04.2020 09:04