Zgjedhje të parakohshme vendore? Gjykata Kushtetuese vendos sot për legjitimitetin e zgjedhjeve të 2019-ës

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet ditën e sotme në një mbledhje të përcaktuar në orën 14:00 ku pritet të merret një vendim përsa i përket legjitimitetit të zgjedhjeve lokale të vitit 2019 ku partitë opozitare kryesore nuk garuan, duke bërë që të gjithë bashkitë të fitoheshin nga PS.

Pas opinionit të dhënë nga Komisioni i Venecias, pritet që për 6 bashki të vendit të shpallet një datë nga Presidenti i Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Por e gjitha kjo varet nga vendimi që merr Komisioni i Venecias.

Në total janë 6 bashki ku pritet të zhvillohen votime. Bëhet fjalë për bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Dibrës, dhe Lushnjes. Kjo vjen për faktin se të gjitha këto bashki drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur.

Bashkia e Shkodrës, kryetari i nuk e mbajti postin e tij për shkak se u prek nga ligji I dekriminalizimit dhe që prej 2 vitesh edhe pse mandati i saj kishte mbaruar.

Valbona Sako dhe dorëheqjen nga posti kryetarit dhe prej asaj kohe në krye të bashkisë ka qenë Emirjana Sako.

Bashkia e Vorës, shkak ligji I dekriminalizimit, Agim Kajmaku nuk kishte deklaruar pasurinë dhe dha dorëheqjen.

Bashkia e Rrogozhinës, kryetari ndërroi jetë për shkaqe shëndetësore dhe në atë post aktualisht është nipi i tij.

Bashkia e Dibrës, Dionis Imeraj, zgjodhi të kandidonte për deputet duke lënë postin e kryetarit të bashkisë.

Bashkia e Lushnjës, Fatos Tushe u hetua nga SPAK për një tender korruptiv dhe u shkarkua nga vetë kryeministri Edi Rama.

Kujotojmë se së fundmi, sekretari i Përgjithshëm socialist, Damian Gjiknuri ka zhvilluar takime të shumta me drejtues të PS në rang qarku për të filluar përgatitjet në rast të vendimit për zgjedhje lokale.


Shtuar 2.11.2021 08:53