Ndarja nga jeta e babait të Bashës, Meta mesazh ngushëllimi

Pasditen e sotme familja Basha humbi njeriun e tyre të shtrenjtë, Xhelal Basha, babai i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas këtij lajmi, në rrjetin social “Facebook” ka reaguar presidenti Meta, i cili ka ngushuar Bashën dhe familjen e e tij.

Postimi i plotë:

“Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të z.Xhelal Basha.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta z.Lulzim Basha për humbjen e rëndë të babait, si dhe të gjithë familjes Basha!
U prehtë në paqe!” /albeu.com

 


Shtuar 31.10.2021 23:35