Kryeministri Edi Rama ka publikuar paketën e plotë të ndihmës financjare të qeverisë, për shkak të koronavirusit.
“Më vjen keq që njerëzit mendojnë e po e fitojmë këtë betejë. Jo ne sot jemi rrezik i vetvetes. Ende jemi duke luftuar me armikun e padukshëm”, – u shpreh kryeministri Edi Rama.
“Liritë do rikthehen sapo të mbarojë kjo luftë, ekonomia do të ngrihet kur të mbarojë kjo luftë”, – theksoi Rama.
“Në këtë paketë do të përfshihen edhe bizneset e vogla që nuk janë mbyllur, por kanë pasur dëme ekonomike si pasojë e kësaj situate (agjenci turistike, rrobaqepësi e mobileri të vogla, hidraulikë, elektriçistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar), do të përfshihet gjithashtu biznesi i madh, sektori turistik dhe fasoneritë…”-tha Rama.