Ndërron jetë për shkak të koronavirusit 39-vjeçarja nga Kosova

Ka ndërruar jetë 39 vjeçarja nga fshati Llugë e Istogut e prekur me koronavirus.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë konfirmuar familjarët e viktimës, raporton Klan Kosova

Ata kanë njoftuar se e ndjera është operuar dje pas një problemi që ka pasur me lukthin ditët e fundit.

Me herët është raportuar se 39-vjeçarja ishte transferuar me urgjencë nga Spitali i Pejës për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, pasi që kishte probleme shëndetësore.

Po ashtu është mësuar se e njëjta ishte pranuar me urgjencë në Klinikën Emergjente të QKUK-së nga kirurgët abdominal dhe pasi që ka përfunduar operacioni të njëjtës i është bërë testi për COVID-19 dhe ka rezultuar pozitiv.

Nga QKUK-ja kanë bërë të ditur për lajmi.net se nuk dihet se si është infektuar pacientja në fjalë, përderisa thonë se janë duke u marrë me këtë çështje për hapat e mëtejmë.


Shtuar 13.04.2020 12:23