Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni është kthyer në një bomber të skuadrës hungareze të Ferencvaros sidomos në Kupë, ku pas 6 golave të shënuar përballë Hatven, ai ka shënuar një dopietë ndaj Tokol.
Ferencvarosi fitoi me rezultatin e thellë, 0-7, ku beratasi arriti ta dërgonte dy herë topin në rrjetë duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Uzuni është duke zhvilluar sezonin e dytë në Hungari dhe është kthyer në një nga liderët e padiskutueshëm të skuadrës së tij, gjithashtu një nga më të mirët e kampiontit. /albeu.com