Gjykata e Lartë ka deklaruar fajtor ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh.
Kujtojmë se Daci nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në vitin 1997, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor. Sot Gjykata ka vendosur mospranimin e rekursit për të, duke lënë në fuqi dënimin e tij.
Pas vendimit, KPA duhet të nisë procedurat për largimin e tij si anëtar i këtij institucioni.