Avokati i Moradonës hedh akuza të forta: I trajtuar keq dhe i harruar nga vajzat e tij

Matias Morla, ish-avokati i Diego Maradonës, argumentoi se trajtimi mjekësor që iu dha legjendës pas operacionit në kokë ishte shumë i keq dhe e çoi deri në vdekjen e tij. Ngjarje në të cilën kontribuoi edhe sipërfaqësia e vajzave të tij.

Dalma dhe Giannina,  autorizuan transferimin e tij në një shtëpi të përshtatshmë, në vend që ta mbanin të shtruar në klinikë. Në përfundim të marrjeve në pyetje nga prokurori publik i San Isidros, i cili po heton rrethanat e vdekjes së ish-futbollistit, Morla raportoi deteja nga hera e fundit që e kishte para Maradonën më 16 nëntor 2020, nëntë ditë para vdekjes së tij.

Gabimet e bëra ishin të shumta, ai u fry dhe u fry derisa i shpërtheu zemra. Trajtimi mjekësor që mori Maradona ishte shumë i keq, prandaj vdiq”, këmbëngul avokati, duke kujtuar se “pibe de oro” vuante nga probleme me veshkat dhe mëlçinë, zemrën, përkeqësime neurologjike dhe varësia nga alkoli dhe droga.

“Kur hyra në shtëpi, ai kishte një zë të çuditshëm, si ai i një roboti. Shumë i lartë dhe me ndërpreje. I informova të gjithë për gjendjen e tij shëndetësore. Më pas e kuptova se ishte për shkak të sasisë së ujit të mbajtur nga trupi,” vazhdon avokati.

Morla e quajti “çmenduri” vendimin e familjes për të vazhduar rikuperimin e Maradonës në shtëpi kur mjekët thanë se duhej të qëndronte në klinikë: “Nuk kishte arsye të shkonte në shtëpi kur mjekët thanë se duhet të qëndronte në klinikë.

Në fund ia tha se ish-lojtari i Napolit ishte “braktisur” nga vajzat e tij, Dalma dhe Gianinna: “ Në këtë fushë një gjë është përgjegjësia morale dhe tjetër përgjegjësia ligjore,” shpjegon ai. /albeu.com


Shtuar 26.10.2021 15:31