Të gjitha alarmet kanë rënë te Borussia Dortmund, Sipas gazetës gjermane Bild, Erling Haaland ka pësuar një tendosje të muskujve dhe një nga golashënuesit më të mirë në botë momentalisht mund të mos luaj më dëri në vitin 2022.
Haaland ishte jashtë fushave gati një muaj derisa u rikthye në 16 tetor në Bundesligë me dy gola përballë Mainz. Por të martën e kaluar, tre ditë më vonë, ai u dëmtua sërish në Champions përballë Ajax, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin e thellë 4-0.
Mësohet se kjo ka shkaktuar pakënaqësi mes norvegjezit dhe trajnerit Rose, pasi ky i fundit përshpejtoi aktivizimin e tij duke i dhënë 180 minuta në vetëm 4 ditë. /albeu.com