David Beckham pritet të nënshkrujë një kontratë të madhe për t’u bërë imazhi i Katarit për Botërorin 2022 dhe jo vetëm.
Sipas The Sun, superylli anglez pritet të shpallet si figura qëndrore e fushatës së organizatorëve. Kontrata që do të nënshkruaj pritet t’i sjellë arij rreth 180 milion euro dhe detyrat do të jenë të promovojë jo vetëm Kupën e Bots, por edhe kulturen dhe sportin e Katarit për një dekadë.
Beckham së fundmi udhëtoi në Doha për bisedimet përfundimtare. Hezitimet e tij për të thënë “po” kishin të bënin me shkeljen e të drejteva të njeriut në Katar, si në lidhje me trajtimin e grave dhe homoseksualëve, ashtu edhe kushtet e mjerueshme të punës të raportuara në infrastrukturën për Kupën e Botës, ku mijëra njerëz kanë humbur jetën.
46-vjeçari i cili tashmë është bashkëpronar i ekipit të MSL Inter Miami, thuhet se është bindur nga garancitë e organizatorëve dhe qeverisë se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të drejtat e njerut në vendin arab dhe pas një diskutimi me familjen e thuhet se ka pranuar ofertët mitike. /albeu.com