Vetëm pak ditë më parë policia vuri në pranga 5 persona pas zbulimit të 18 bazave ku mbaheshin armë të dhjetëra llojeve.
Në këtë operacion janë sekuestruar snaiper, antitank, armë luftarake, silenciator, 7 automjete dhe municione të tjera luftarake. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 5 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Të arrestuarit ishin janë, Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi, dhe është shpallur në kërkim Sokol Gjura”
Në kuadër të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Akil Kulla, i cili është shpallur në kërkim, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak, konkretisht një snajper prodhim i fundit, 4 kallashnikovë, dy granatahedhës, një pistoletë dhe pjesë për riparim dhe modifikim të armëve të zjarrit.
Sipas burimeve nga policia, vlera e arsenalit të armëve shkon në qindra mijë euro. Ndërkohë 5 të ndaluarit me urdhër të prokurorisë së posaçme do të njihen të dielën në gjykatë me masën e sigurisë. Hetimi për 18 bazat e armatimit u krye nga SPAK pas referimit nga policia për grup kriminal. /albeu.com/