Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, u shpreh se kryeministri Rama i ka afruar benefite të mëdha ortakëve të tij të mafies së Inceneratorëve sipas saj.
Tabaku denoncon në faqen e saj të “facebook” se “Rama dogji ligjet dhe Kushtetutën, duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 milionë euro Mirel Mërtirit dhe mafies së inceneratorëve”.
Të lidhura
None found
Në postimin e saj, deputetja Tabaku komenton deklaratat e kryeministrit Edi Rama, të bëra një ditë më parë, ku tha se do të rrisë tarifat e pastrimit. Sipas deputetes, kjo është kapja e shtetit.
Postimi i plotë:
���Një kryeministër që drejton një shtet të kapur shndërrohet në mburojën politike të atyre qe marrin kontrata nga pushteti.
���U dogjën plehrat në Fier, Durrës e Kavajë për të furnizuar me kontrata të majme pronarin e Inceneratorëve. U mbuluan qytetet e mëdha të Shqipërisë nga tymi plehrave. U rritën tarifat e pastrimit në Tiranë, Durrës, Kavajë e Shijak.
Dje doli përsëri dhe deklaroi që do të rrisë përsëri tarifat e pastrimit, që t’i çojë para inceneratorëve.
❌Prandaj i njëjti person dogji ligjet dhe kushtetutën duke ia ofruar në pjatë të florinjtë 400 mln euro përmes 3 kontratave korruptive Klodian Mirel Mërtirit të inceneratorëve.
���Aq frikë saqë vonon dhe ngritjen e Komisionit Hetimor të inceneratorëve me lloj-lloj pretekstesh.
Kjo është kapja e shtetit!/albeu.com/
