Ç’pati Elvis Pupa me Arbana Osmanin? Aktori ironizon publikisht moderatoren

Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptarë, jo vetë, për profesionalizmin që tregon, por edhe për karakterin e saj.

Ajo është moderatorja e “Big Brother VIP”. Show i cili zgjat për rreth 3 orë, që si duket e lodh disi Arbanën duke qëndruar në këmbë.

Moderatoja shpesh herë në mes të emisionit ulet në skenë, çfarë është komentuar edhe shpesh. Ky është një veprim që e bën dhe Maria De Filippi.

Së fundmi, aktori i njohur i humorit Elvis Pupa ka ironizuar Arbanën me anë të një postimi në Instagram në lidhje me këtë situatë, teksa e quan “Arbana De Filipi”.

Teksa ka postuar një foto nga spektakli, ai shkruan “them të mbledhim lekët t’i blejmë një stol Arbana de Filipit se pa qamet tu fshi studion me plaçkat e trupit”.


Shtuar 21.10.2021 15:32