Policia ka arrestuar dy shqiptarë të cilët po udhëtonin me gjysmë kilogrami drogë të fshehura në makinën e tyre. Gjithashtu 15 disa kg të tjera u gjetën në shtëpinë e tyre, pas kontrolleve të kryera nga policia.
Droga që ishte fshehur në airbags-et e makinës ishte marihuanë, ndërsa ajo e gjetur në shtëpi 5.5 kg kokainë, mbi 5.5 kg marihuanë dhe gati 10 kilogram hashash.
Dy shqiptarët e arrestuar njihen në Padova si trafikantë të lëndëve narkotike.
Mediat italiane shkruajnë se, në kohën e kontrollit, të dy u shfaqën nervozë, aq sa njëri tentoi të ikte. Një armë u gjet gjithashtu në shtëpinë e tyre e cila u seksuestrua në cilësinë e provës materiale./albeu.com