Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Korçë. Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen 11 dhe për pasojë ka humbur jetën një persona.
Viktima është 64-vjeçari Vasil Dolani, i cili ishte bllokuar brenda nga flakët, ndërsa janë lënduar tre të tjerë.
Mësohet se ai jetonte me gruan, motrën e tij dhe djali. Ata ishin në kushte të vështira ekonomike.
Policia, zjarrfikësja dhe ambulaca ndodhen në vendngjarje ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 18.10.2021, rreth orës 17:15, në lagjen nr. 11, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit Dh. D. dhe për pasojë ka gjetur vdekjen vëllai i tij shtetasi V. D., rreth 64 vjeç dhe janë lënduar lehtë pronari i banesës Dh. D, shtetasi J. D. dhe shtetasja V. D.
Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit./albeu.com