Të dhënat e fundit: Zbulohen rezultatet paraprake në komunat shqiptare në Maqedoni

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tashmë ka arritur ti nxjerr rezultatet e para preliminare në shumë komuna, ku pothuajse janë numëruar të gjitha votat.

Sipas këtyre të dhënave Komuna e Tetovës do të shkoj në balotazh dhe nga 97 për qind të votave të numëruara, kandidatja e BDI-së, Teuta Arifi ka fituar 29.7 për qind ose 10700 vota, ndërsa Bilall Kasami nga Lëvizja BESA, 27 .5 për qind ose 10150 vota.

Në Gostivar kandiadati i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka fituar 49.88 për qind ose 15724, ndërsa kandidati i BDI-së, Nevzat Bejta, 41.84 për qind
ose 13190 vota.

Komuna e Haracinës do të shkoj në Balotazh mes kandidatit të BDI-së, Ridvan Ibrahimi, i cili ka fituar 44.23 për qind të votave dhe kandidatës së LSDM-së, Milikije Halimi, e cila ka fituar 39.14 ose 2023 vota.

Në Dibër Aleancës për Shqiptarët, Bekim Pocesta ka fituar 49.69 për qind ose 3998, ndërsa kandidati i BDI-së, Hekuran Duka, 46.15 për qind ose 3713 vota.
Në Strugë kandidati i BDI-së Ramiz Merko ka fituar 40.15 për qind ose 10846 vota, ndërsa kandidati I Aleancës për Shqiptarët, Idri Istrefi ka fituar 33.85 për qind ose 9144 vota

Në Saraj Blerim Bexheti i BDI-së ka marrë mbi 70 për qind të votave. Njëjtë edhe në Likovë kandidati i BDI-së, Erkan Arifi ka marrë mbi 70 për qind të votave.

Studenicani do të shkoj në balotazh, ku kandidati i PDSH-së ka marrë 38.70 për qind ose 2935 vota, ndërsa kandidati i BDI-së, 2415 vota.

Në Cair do të ketë balotazh mes BDI-së dhe Lëvizjes BESA. Në Pllasnicë ka fituar kandidati I BDI-së që në raundin e parë.

Në Zhelinë kandidati i BDI-së Fatmir Izari ka fituar 46.63 për qind ose 4296 vota, ndërsa kandidati i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu 42.09 për qind ose 3877 vota.

Në Bogovinë kandidati i BDI-së ka fituar 47.29 për qind ose 4942 vota, ndërsa kandidati i Ash-së, 27.54 ose 2878 vota. /INA


Shtuar 18.10.2021 09:16