Një nga lojtarët që spikati me paraqitjen e tij në ndeshjen Milan-Verona ishte Samuel Castillejo. Pas fitores së Milanit ka shpërthyer në lot sulmuesi spanjoll, dhe një një prononcim për “Milan Tv”, deklaroi se as nëna e tij nuk e donte deri dje, por sot do shkojë të festojë në shtëpinë e tij.
“Dje as nëna ime nuk më donte , tani unë gëzohem në shtëpinë time. Lotët përmblidhen në momentin që po jetoj”, theksoi Castillejo.
Të lidhura
None found
Ishte një nga ndeshjet më të mira me Milan për sulmuesin spanjoll i cili gjithashtu shprehej se ishte gati të largohej nga “Kuq e Zinjtë” por fati donte që ai të vazhdonte me Milan.
“Në verë isha më shumë jashtë sesa brenda, por fati donte që unë të qëndroja këtu”, përfundoi sulmuesi 26-vjeçar.
