“Mos t’i ikë debatit si burracak, ai të tregojë se çfarë ka bërë 8 vite para se të broçkollisë dhe ndonjë premtim që kopjon dhe unë të shpjegoj cfarë zgjidhje kemi ne dhe me votën tuaj…”
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sfidoi sërish kryeministrin Rama për një debat publik. Nga Kukësi, Basha tha se kryeministri duhet të tregojë çfarë ka bërë në 8 vite.
“Mos t’i ikë debatit si burracak, ai të tregojë se çfarë ka bërë 8 vite para se të broçkollisë dhe ndonjë premtim që kopjon dhe unë të shpjegoj cfarë zgjidhje kemi ne dhe me votën tuaj, ky është modeli politik që do të instalojmë në Shqipëri.
Unë nesër nuk do i fshihem debatit me kundërshtarin se na fut në rrugën e përparimit dhe zhvillimit”, tha Basha.
Gjatë shpalosjes së programit për të rinjtë, Basha tha se rritja e pagës minimale nuk do të vijë me dekret para fushatës por me një plan.
Basha premtoi gjithashtu se qeveria e re do të financojë 100% interesat e kredive bankare për blerjen e shtëpisë nga çiftet e reja dhe deri në fund të mandatit 4 vjeçar do të përfitojë 20 mijë familje.