I vodhi me dhunë celularin një shtetasje, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë

Një 26-vjeçar në Sarandë është arrestuar për veprën penale “Vjedhja”. I riu I ka vjedhur celularin shtetases S. A., ndërsa kjo e fundit po qëndronte në makinë.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/ Vodhi me dhunë aparatin celular të një shtetaseje, Policia kap dhe arreston 26-vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Metoq, Sarandë, duke qëndruar në automjet, shtetases S. A. i kishin marrë me dhunë një aparat celular, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët falë mirëorganizimit të punës, veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan për veprën penale “Vjedhje me dhunë” shtetasin E. L., 26 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 15.10.2021 12:36