Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar propozimin e opozitës për ngritjen e komisionit”Becchetti”.
Gjithashtu me fuqinë e votave, mazhoranca ka rrëzuar ditën e sotme në seancën parlamentare dy dekretet e Presidentit Meta për rishikimin e Buxhetit 2021 dhe ligjin për të ‘Huajt’.
Nga ana tjetër, mazhoranca ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa për sa i përket Komisionit Hetimor për Inceneratorët, u vendos që të votohet në seancën e radhës.
Vendimet e Parlamentit:
Mazhoranca ka rrëzuar dekretin e Presidentit për rishikim e buxhetit 2021.
Rezultati:
Pro 43
Kundër 76
Abstenim 0
Dekreti për rishikimin e Ligjit të emigrantëve
43 vota pro
76 kundër
0 anbstenim
Ngritja e Komisionit për Becchetti-n
46 pro
76 kundër
0 abstenim/albeu.com