Jurgen Klopp ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes së javës së tetë të Premier League ndaj Watfordit e cila do të luhet ditëmn e shtunë.
Trent Alexander-Arnold dhe Diogo Jota pritet të jenë gati për “The Reds”.
Mbrojtësi i djathtë Alexander-Arnold pësoi një problem muskulor para pushimit ndërkombëtar, duke munguar në fitoren 5-1 në Porto dhe barazimin 2-2 në shtëpi kundër Manchester City.
Sulmuesi portugez ndërkohë, Jota u dërgua në shtëpi herët nga detyra ndërkombëtare pasi një problem i muskujve e pengoi atë të stërvitej para fitores së vendit të tij kundër Katarit të shtunën e kaluar.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tha për faqen zyrtare të klubit: “Ata janë të gjithë të mirë, të gjithë janë në një mënyrë të mirë, më lejoni ta them kështu.
“Pra, me të vërtetë duket se Trent dhe Diogo do të jenë mirë, ata do të stërviten me ne nesër krejt normalisht, ky është plani.”
Mesfushori Thiago Alcantara po vazhdon me shërimin e tij nga një dëmtim i viçit dhe Klopp konfirmoi se spanjolli do të humbasë udhëtimin në ‘Vicarage Road’.
Menaxheri i Reds shtoi: “Thiago ndoshta ka nevojë për pak më shumë, [ai] nuk ishte ende në stërvitjen e ekipit – kjo nuk është gjithmonë një shenjë e mirë për të filluar ndeshjen tjetër.
“Dhe pjesa tjetër e [lojtarëve] ndërkombëtarë, disa janë kthyer, padyshim që disa nuk janë kthyer akoma. Dhe do të shohim.”
Liverpool shkon në ndeshjen e tyre me Watford si skuadra e vetme e pamposhtur deri më tani këtë sezon.
Tek Watford do të debutojë trajneri i ri Claudio Ranieri.