Mesa duket pronarët e rinjë të ekipit anglez nuk ndalen vetëm me blerjen e Newcastle,por tashmë kërkojnë të zbarkojnë në Itali.
Sipas “Libero” sheikët saudit dëshirojnë të blejnë ekipin e Inter-it.
Tashmë dihet që Interi ka probleme financiare duke marrë parasysh borxhet e grumbulluara dhe pagesat e vonuara të familjes Zhang.
Siç raportohet nga “Libero”, brenda shtëpisë “zikaltër” ka një akord midis Zhang dhe sheikëve për shitjen e klubit italian për një shifër 1 miliard euro.
Nuk dihet ende nëse kjo blerje e klubit zikaltër do të kryhet, por peshorja peshon nga ana e saudëve./albeu.com